Implementim dhe konfigurim

Access Control i drejtuar përmes NextPass

Integrimi me turniketet, barrierat dhe kontrollorët i lidh të gjitha pajisjet në një sistem të vetëm për menaxhim më të lehtë.

Si lidhet e gjitha

Pajisje të ndërlidhura dhe menaxhim i lehtë i të dhënave.

Tri shtresa, një sistem. Dyert regjistrojnë çdo kalim, sinkronizimi i sjell të dhënat në platformë të cilat më pas kthehen në listëprezenca dhe raporte.

Instalim

Turniketet, barrierat dhe lexuesit biometrikë ose RFID lidhen me platformën dhe dërgojnë të dhënat e çdo kalimi.

Sinkronizim

Çdo ndryshim dhe çdo kalim sinkronizohet automatikisht mes platformës dhe kontrollorëve, në të dyja drejtimet.

Menaxhim

Aktiviteti në dyer dërgon të dhëna për monitorim, listëprezencë dhe raportim.

Pajisjet

Çdo hyrje lidhet me platformën

Pajisjet përcaktohen sipas hyrjeve tuaja, instalohen dhe integrohen me platformën, ku funksionojnë si një ekosistem i unifikuar.

Kontrollorë aksesi

Lidhin çdo pajisje me platformën dhe mbahen të sinkronizuar automatikisht. Të regjistruar sipas emrit, IP-së dhe numrit të dyerve, të shfaqur online ose offline me një shikim.

Turniket

Turniketë për hyrje këmbësorësh: çdo kalim mbërrin te NextPass, ku dera ka tipin dhe rregullat e veta.

Barriera

Barriera për hyrje automjetesh: platforma njeh stikerin dhe komandon ngritjen automatike të barrierës.

Lexues kartash

Identifikim i shpejtë dhe menaxhim i centralizuar i aksesit: kredenciali i përditshëm, që jepet dhe hiqet nga profili i çdo personi.

Lexues biometrikë për gjurmë gishti

Identifikim biometrik kur kërkohet nivel më i lartë sigurie se karta.

Stikera makine

Hyrje automjeti pa ndalur: etiketa xhami që njihen automatikisht te barriera.

Një turniket dhe lexues i instaluar në një vend realTurniket dhe lexues kartash, të instaluar në një vend real
Implementim i integruar

Vlerësim, instalim, konfigurim dhe mbështetje e vazhdueshme

Konfigurohet një herë, pastaj aksesi dhe listëprezenca menaxhohen automatikisht. Ky është i gjithë procesi, me implementim e suport të integruar në çdo hap.

Vlerësimi i vendit

Ambienti juaj analizohet, hyrjet identifikohen dhe sistemi projektohet sipas mënyrës si punoni.

Instalim dhe konfigurim

Instalim dhe konfigurim i kontrollorëve, turnikeve, barrierave dhe lexuesve, me integrim të plotë në NextPass.

Konfigurim fillestar, funksionim i vazhdueshëm

Vendosja e strukturës suaj, turneve, grupeve të aksesit dhe kalendarit, me import të menjëhershëm të personelit.

Automatizohet pas konfigurimit

Dyert dhe listëprezenca menaxhohen automatikisht, me monitorim në kohë reale dhe sinkronizim të vazhdueshëm me pajisjet.

Mbështetje e vazhdueshme

Pajisjet, software-i dhe ndryshimet e ardhshme menaxhohen me mbështetje të vazhdueshme.

Shihni si do të funksionojë platforma në vendin tuaj.

Rezervoni një vizitë dhe merrni një projekt të përshtatur sipas hyrjeve, daljeve dhe mënyrës suaj të punës.

Ose na shkruani drejtpërdrejt në info@nextleap.al

Implementim Access Control | NextPass